Gjimnazi "Skenderbeu" në Preshevë do të renovohet, kontrata jo e plotë
Komuna e Preshevës ka nënshkruar kontratën me kompaninë "Crna Trava" nga Leskoci që fitoi në prokurim publik për renovimin e gjimnazit "Skenderbeu" në Preshevë.Këtë kontratë e ka bërë publike kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi mirëpo nuk përmendet shuma e kësaj kontrate.
“Në mandatin e parë si kryetar komune së bashku me ekipin tim, në Tetor të vitit 2016, fituam projektet për renovimin komplet të pesë shkollave në komunën e Preshevës dhe punimet do të fillojnë menjëherë”, ka shkruar Arifi.
Esat Sejdiu, ish kryeshef i shërbimeve publike dhe veprimtarive shoqërore pranë komunës së Preshevës ka deklaruar për Titulli.com se përmes shërbimeve përkatëse janë fituar projekte kapitale për vitin 2018 për rekonstruimin e tre shkollave fillore nga zyra për udhëheqjen e investimeve publike pranë qeverisë së Serbisë.
Publikimi i kontratave për investime në projekte të ndryshme të komunës së Preshevës është një hap i mirë drejtë transparencës komunale./Titulli.com/